Hot Tags:   Nokia N Series N95 Masks N95 Themes nokia photo n85 quote Nokia Secret Codes n85 test n85 theme Nokia N73 Music Edition n85 price  
Position :| Home>N95

Poliomeliti

Date:2009-05-17 03:54:29 Tag: N95 Respirator   View: 0

80.78.74.72: Faqe e re: '''Poliomeliti''' ---- informacion I Pergjithshëm ---- 1. Informacion I pergjithshëm 2. Simptomat 3. Trajtimi 4. Parandalimi ---- 1. Informacion I pergjithshëm Poli…


'''Poliomeliti'''

----
informacion I Pergjithshëm
----
[[1. Informacion I pergjithshëm]]
[[2. Simptomat]]
[[3. Trajtimi]]
[[4. Parandalimi]]
----
1. Informacion I pergjithshëm

Poliomeliti, është një sëmundje virale që mund të prekë nervat dhe kjo të çojë në paralizë
Shkaqet, incidenca dhe faktorët e rrezikut
Poliomeliti është një sëmundje e shkaktuar nga infeksioni I poliovirusit I cili transmetohet me kontakt direkt nga personi ne person me kontakt nga sekrecionet e infektuar nga hundët ose nga goja dhe nga fekalet e infektuara. Virusi hyn nepermjet gojës dhe hundës shumëfishohet ne fyt dhe ne traktin gastrointestinal që më vonë të absorbohet dhe të shpërndahet nëpërmjet gjakut dhe sistemit limfatik. Koha që nga momenti që rezulton të jesh I infektuar nga virusi deri ne zhvillimin e simptomave të sëmundjes ( periudha e inkubacionit) ndryshon ndermjet 5 – 35 ditë .
Ndër të tjera rreziqet janë:
1) Mungesa e vaksinimit kundër poliomelitit dhe me pas ne rast ekspozimi ndaj kesaj semundje
2) Udhetimi ku është shfaqur epidemia e poliomelitit
Në zonat ku shfaqet poliomeliti personat me prekshmërinë më të madhe ndaj kësaj sëmundje janë :
Fëmijët, gratë shtatëzëna dhe të moshuarit.
Kjo sëmundje është më e përbashkët në verë dhe vjeshtë .
Nga 1840 – 1950 poliomeliti ishte një epidemi botërore por që kur u zhvilluan kundër poliomelitit incidenca e kësaj sëmundje është reduktuar në masë të madhe. Poliomeliti ka qënë I përhapur në shume vende por ka patur shumë pak raste të sëmundjes në hemisferën perëndimore deri ne fund të viteve 70 . fëmijëve ne SH.B.A tani i`u aplikohet një vaksinë rutinë kundra kësaj sëmundje. Epidemitë ende ndodhin në vendet e zhvilluara dhe në përgjithësi në grupe personash që nuk jnaë vaksinuar . Poliomeliti me shpeshëti shfaqet kur dikush udhëton në një rajon ku sëmundja është e përbashkët. Fal fushatës masive të zhdukjes globale gjatë 20 viteve të fundit poliomelit shfaqet vetëm në disa vende ne Afrikë dhe Azi.
Poliomeliti – Paraliza infantile
Poliomeliti është një semundje ngjitese e pasherueshme qe prek femijet me te vegjel se 5 vjec dhe shkakton paralize te përkohshme ose totale duke përfshirë dhe vdekjen. Sipas informacioneve të O.B.SH-së konsiderohet totalisht I ç`rrënjosur në Evropën veriore që nga 2002


Shenjat dhe simptomat e poliomelitit:
Ka tre modele bazë të infeksionit të poliomelitit :
1) Infeksioni subklinik
2) Jo paralitik
3) Paralitik
Keto dy të fundit të tipit klinik prekin Sistemin Nervor Qëndror. 95% janë infeksione sub-klinik që mund të kalojne pa u vënë re.
Infeksioni Sub-Klinik
• Nuk shfaqen simptoma ose simptomat zgjasin vetëm 72 orë ose më pak
• Ethe e bute
• Dhimbje koke
• Shqetësime të përgjithshme
• Dhimbje dhe skuqje fyti
• Të vjella
Poliomeliti jo-paralitik
• Simptomat zgjasin nga 1 – 2 javë
• Temperatura e moderuar
• Dhembje koke
• Të vjella
• Diarre
• Irritacion
• Dhimbje ose shtangie në shpatull, krah, këmbë dhe bark
• Ndjeshmëri muskulore dhe spazma në ç`do zonë të trupit
• Dhimbje dhe shtangje në qafë
• Shpërthim ose lezion në lëkurë I shoqëruar me dhimbje
• Lodhje e tepruar etj.
Poliomeliti Paralitik
• Temperaturë që fillon nga 5 – 7 ditë përpara simptomave të tjera.
• Dhimbje koke
• Dobësim muskulor asimetrik
• Ndjeshmëri jo normale
• Vështirësi në urinim
• Distension abdominal
• Vështirësi ne gëlltitje
• Spazma ose kontraksione muskulore veçanërisht ne qafë dhe shpatull
• Vështirësi në frymëmarrje
• Irritim ose pak kontrroll të temperamentit
Poliomeliti akut, paraliza infantile : Epidemiologjia
Sëmundje virale që manifestohet me shfaqjen akute të një paralize të dobët. Polioviruset depertojne në organizëm në rrugë orale shumëzohen ne faring dhe në traktin G-I dhe shpërndahen nga ganglionet regjionale dhe në një % të vogël të rasteve ( 1%) përhapen drejt Sistemit Nervor Qëndror duke shkaktuar paralizë të lehtë akute, kur virusi arrin neuronet ekzistente në qëndrat motore të palcës kurrizore .
Nëse sëmundja evoluon në formë akute, mund të shfaqet dhimbje muskulore intensive dhe shtangie të qafës dhe shpatullës me paralizë te dobët. Paraliza arrin pikën maksimale në 3-4 ditë. Lokalizimi I paralizës varet nga vendi I shkatërrimit të qelizave në palcën kurrizore. Ekstremitetet inferiore preken më shpesh se ato superiore. Paraliza e muskujve respirator ose të gëlltitjes mund të jetë mortale. Gjatë pavetëdijes shfaqet pjesa më e madhe e paralizës, por ajo që vazhdon më shume se 60 ditë në përgjithësi është e perkohshme
• Më shumë se 90% e infeksioneve janë asimptomatike ose shkaktojnë një temperature jo specifike
• 1 % e infeksioneve mund të ndodhë me meningit aseptic ( pa mikrobe)
• Në 1% të infeksioneve observohet një panoramë e lehtë me simptoma si :
1) Temperaturë
2) Malestar e përgjithshme
3) Cefale
4) Të përziera
5) Të vjella
Gjithçka që kemi thënë I referohet periudhës para futjes së vaksinës. Fal përparimeve të arritura me vaksinimin me objektivin për të arritur në ç`rrenjosjen në gjithë botën, aktualisht poliomeliti duhet të diferencohet nga sëmundje të tjera paralitike.
Të tjerë enterovirus ( mbi të gjithë tipat 70 dhe 71 ) dhe disa echovirus dhe virus coxsackie mund të prodhojnë një sëmundje që ngjan me poliomelitin paralitik.
Aktualisht shkaku më I shpeshtë I paralizes akute është SGB ( Sindrome de Guillaine-Barre )
• Diagnoza laboratorike definitive bazohet ne izolimin e poliovirusit te eger duke nisur nga mostrat e fekaleve ose LTSH,sekrecionet orofaringeale, ne sistemin e kultivimit te qelizave me origjine njerezore dhe primate.


Agjentet infeksioz
Poliovirus (VS) qendron ne llojin Enterovirus,familja Picornaviridae,tipi 1,2,3 .te gjithe keta shkaktojne paralize.Tipi 1 eshte ai qe atakon me më shume frekuence dhe eshte ai qe shkakton me shpesh epidemi.

Poliovirusi
Janë virus të vegjël ikosaedrik me diametër 20 – 29 nm. Gjenoma e tyre është një ARN e vetme që në pjesën e maturuar të virusit është rrethuar nga një kapsid ikosaedrik, proteina të cilat lehtësojnë adezionin në membranën e disa qelizave. Kapsidi nuk përmban lipide. Poliviruset janë rezistent nga veprimi I disa solvetëve lipidik si psh. eteri. Për më tepër janë qëndrushëm në mjedise shumë acid si psh në stomak dhe durojne temperaturë deri ne 500 C. Keto karakteristika favorizojnë transmetimin e VP nëpërmjet ujit dhe ushqimeve. Ne kushte të caktuara VP mund të mbijetojnë në ujra të zeza deri në 4 muaj.
Shpërndarja
Përpara vaksinimit të përgjithashëm poliomeliti kishtë një përhapje botërorë. Përveç planit botëror për ç`rrënjosjen e poliomelitit, qarkullimi I VP-ve të egra limitohet në një numër sa here e më të vogel ne fshatra. Në fund të 2002 ishte vetëm endemik në 7 vënde : Afganistan, Egjipt, Indi, Nigeri, Niger, Pakistan dhe Somali.
Edhe pse transmetimi I VP të egër është zhdukur, në shumicën e vendeve ende ekziston rreziku I importimit të tij. Përveç rasteve të quditshme të importuara deri sa u adaptua modele të reja të vaksinimit ato pak raste që ka pasur për poliomelitin ne vendet e industrializuara janë shkaktuar nga pjesë virusi vacunal.
Poliomeliti vazhdon të jetë një sëmundje që prek foshnjat dhe fëmijët e 1 moshe shume te vogel dhe te pavaksinuar.Ne pak vende qe vazhdon te jete endemik,ne 80-90% te rasteve femijet jane me te vegjel se 3 vjec dhe praktikisht te gjithe femijet korrespondojne me te vegjel se 5 vjec.Preken ne vecanti personat me infeksione asimptomatike,mbi te gjitha femijet.
Menyra e transmetimit
Me transmetim nga 1 person ne 1 tjeter ne thelb ne rruge fekalo-orale, virusi zbulohet gjate një periudhe më të gjatë në fekale se në sekracionet faringeale. Ne vende ku kushtet sanitare janë të mira, diseminimi faringeal mund të ketë një rendësi relativisht më të madhe. Në rastet kur preket qumështi, ushqipet dhe materialet të tjera me fekale si vektor transmetimi. Nuk është vërtetuar transmetimi nga insektet dhe rralle here ka qënë I përfshirë në ujin e pijshëm dhe në ujrat e zeza.
Periudha e inkubacionit – është nga 7 - 14 ditë për raste paralitik edhe pse janë raportuar periudha nga 3 – 35 ditë.
Periudha e trasnmetimi
Nuk njihet me saktesi. Virusi mund të trasnmetohet gjatë kohës që zgjat sekretimi I tij VP është I demostrueshëm në sekrecionet faringeale (36 orë pas ekspozimit ndaj infeksionit deri në 1 javë ) dhe në fekale ( 72 orë pas ekpozimit deri ne një max nga 3 – 6 javë ) si ne rastet simptomatike edhe në ato asimptomatike.
Ndjeshmeria dhe rezistenca
Ndjeshmëria tek të paimunizuarit është universale. Paraliza prezantohet në 1% te infeksioneve dhe varet nga virulenca dhe ndoshta nga faktore gjenetik. Frekuenca e paralizave është më e lartë në të rritur se sa në fëmijë dhe foshnja. Infeksioni si ato simptomatike dhe ato jo simptomatike vërtetojne një imunitet specifik të tipit që në dukje zgjat gjithë jetën. Krizat e dyta janë të çuditshme dhe ndryshojnë nga një tip tjetër VP. Të sapolindurit që kanë lindur nga nëna që kanë kaluar sëmundjen paraqesin imunitet pasiv të përkohshëm.
Masat mbrojtëse
• Vaksinimi
• Vaksina orale 3-valente me virus të gjalle ( VPO )
• Vaksina injektable me virus të pa aktivizuar ( VPI )
[Link] [Print] [Close]
Name: Homepage:
Recommend